Kura efikase për ata që vuajnë nga venat varikoze
BKT
Lifestyle

Kura efikase për ata që vuajnë nga venat varikoze

Sipas studimeve, afërsisht 25% e të rriturve preken nga varicet. Këto vena të fryra, me ngjyrë vjollcë ose blu, mund të jenë rezultat i qëndrimit të zgjatur ulur, shtatzënisë, çekuilibrit hormonal, peshës së tepërt, mangësive ushqyese ose faktorëve gjenetikë

Është e rëndësishme të adresoni madje edhe simptomat më të vogla të variceve përpara se ato të shoqërohen me dhimbje, rëndim dhe kruajtje.

Disa nga përbërësit që mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj mund të bëhen mjete të shkëlqyera për forcimin e mureve të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, sipas “Cosmopolitan”.

Uthull molle

Falë vetive anti-inflamatore, uthulla e mollës është një trajtim i shkëlqyeshëm për venat e fryra. Ndihmon për të ulur ënjtjen dhe përmirëson rrjedhën e gjakut.

– Zhyt një top pambuku ose një copë leckë në uthull molle të holluar me një sasi të barabartë uji.
– Vendoseni sipër venave të fryra dhe lëreni për 20 deri në 30 minuta.
– Shpëlajeni me ujë.
– Përsëriteni procedurën dy herë në ditë.

Ju gjithashtu mund të aplikoni uthull molle në lëkurën tuaj dhe të masazhoni butësisht zonën. Bëjeni këtë çdo ditë para se të shkoni në shtrat dhe përsëri në mëngjes, derisa të shihni rezultate pozitive.

Thjesht shmangni presionin e lartë teksa masazhoni zonat.

Hudhra, lëng portokalli dhe vaj ulliri

Hudhra përmban një përbërës të quajtur allicin, i cili ndihmon në parandalimin e inflamacionit të enëve të gjakut. Përdoret gjithashtu për të larguar toksinat e dëmshme nga trupi dhe për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Hudhra funksionon mrekullisht kur kombinohet me lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit.

– Shtypni 6 thelpinj hudhër dhe përziejini me lëngun e shtrydhur nga 3 portokaj.
– Shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri.
– Lëreni për rreth 12 orë para se ta përdorni.
– Aplikoni përzierjen në vena për rreth 15 minuta duke e masazhuar zonën me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht nga lëkura.
– Përsëriteni këtë gjatë ditës.
– Ju gjithashtu mund ta mbështillni zonën me një leckë dhe ta lini atë për 15 minuta për të zvogëluar madhësinë e venave.
– Gjithashtu rekomandohet të përfshini rregullisht hudhra në dietën tuaj.