09:24 / 11.02.2021
Bayern Munchen sot luan në finalen e Kupës Botërore të Klubeve
Bayern Munchen do të përballet me UANL Tigres të Meksikës në finalen e Kupës Botërore të Klubeve.
Ndeshja do të fillojë në ora 19:00 dhe Bayern Munich është rrugës për t’u bërë klubi i dytë, pas Barcelonës, që fiton gjashtë tituj brenda një sezoni, shkruan lajmi.net.
Gjatë vitit 2013, Bayern Munich pasi u kurorëzua si fituese e Evropës, arriti që të fitojë edhe Kupën Botërore për klube.
Ekipi me më së shumti trofe të fituara është Real Madrid (katër trofe).























