Bayern Munich do të jenë pa yllin e tyre në finalen e madhe
BKT
Sport

Bayern Munich do të jenë pa yllin e tyre në finalen e madhe

Bayern Munich do të luajë sot në finalen e Botërorit për Klube ndaj Tigers me fillim nga ora 19:00.

Kjo ndeshje do të luhet ne Doha, ku Bavarezët do të jenë pa yllin e tyre të skuadrës, Thomas Muller, shkruan lajmi.net.

Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje për arsye se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Reprezentuesi i Gjermanisë iu është bashkuar Leon Goretzka, i cili rezultoi pozitiv më 29 janar.

Në gjysmëfinalen ndaj Al-Ahly, Muller zhvilloi 62 minuta para se të zëvendësohej nga Eric Choupo-Moting.