Dalipi:Për AAK vlen referendumi për bashkim me Shqipërinë brenda 4-5 vitesh
BKT
Lajme

Dalipi:Për AAK vlen referendumi për bashkim me Shqipërinë brenda 4-5 vitesh

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Samet Dalipi në “Debatin Zgjedhor” në RTK, ka thënë se kjo parti ka të gatshme platformën dhe strategjinë për integrime evropiane.

“Si shtet që po e kërkojmë forcimin shtetëror duhet të kemi kujdes se si sillemi në politikën e jashtme. Orientimi ynë strategjik si AAK është integrimi në strukturat e BE-së, gjithashtu që me SHBA-të t’i ruajmë raportet speciale, si dhe me botën tjetër demokratike që na kanë njohur”, ka thënë Dalipi.

Sipas tij, Haradinaj në qëndrimin e vet ka kërkuar një referendum pas diku 4-5 viteve për union me Shqipërinë.

“Qëndrimi është se nëse BE-ja dhe faktorët tjerë ndërkombëtar na lënë të tillë të neglizhuar, ne do të ecim përpara nëpërmjet referendumit, por që ai gjithmonë po e potencon se ne e kemi si çështje strategjike integrimin evropian”, ka thënë ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme