Pesë parti gjobiten me 21 mijë euro për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes

Pesë parti gjobiten me 21 mijë euro për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar në total prej 21.100 euro pesë parti, për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhor.

PZAP-ja, në seancën e mbajtur me datën 12 shkurt, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akterë tjerë në zgjedhje.

Pas seancës, gjobat janë shqiptuar si në vijim: Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 9200 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 7200 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 2000 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1500 euro dhe Lista Serbe me 1200 euro.