38,339 pako me fletëvotime nga jashtë hyjnë në Kosovë
BKT
Lajme

38,339 pako me fletëvotime nga jashtë hyjnë në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë pako me fletëvotime nga jashtë vendit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Klankosova.tv se deri më tani janë pranuar 38 mijë e 339 pako.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit. Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara.

Fletëvotimet nga jashtë pranohen deri sonte në ora 00:00, sipas ligjit.


MË SHUME NGA Lajme