Përfaqësuesit e partisë flasin për fushatën zgjedhore dhe progamet e tyre
Në natën përmbylllëse të fushatës në emisioni “Debati politik” në RTK po flitet për përmbylljen e fushatës zgjedhore, me të ftuarit Besa Gaxherri nga LDK, Faton Abdullahu nga PDK-ja dhe Selim Selimi nga AAK.
Sipas përfaqësuesve të partive politike kjo fushatë është përmbyllur me mangësitë e saj duke pas parasysh që jemi në kohën e pandemisë.
Besa Gaxherri tha se për shkeljet që kanë bërë si subjekte politike, janë dënuar.
“Fatkqësisht brenda në një kohë pandemie jemi ballafaqu që të shkojmë në fushatë, edhe ne jemi dënuar për shkelje por ajo më e keqja ishte mesazhi që ne si politikan dhamë. Edhe pse filluam me takime të vogla, por ishte e vështirë që të kontrrollohet. Fushata është marketing prandaj aty është edhe masa”, ka thënë Gaxherri.
Faton Abdullahu tha se e mira është se që e gjithë fushata shkoj pa incidente dhe natyrisht presin që i gjithë procesi të shkoj pa incidente.
“Nëse një shtet mban zgjedhje demokratike aty ku organizatat e huaja na pranojnë zgjedhjet atëherë nuk mund të thuhet që jemi shtet i kapur”, ka thënë Abdullahu.
E Selimi Selimi tha se ata si AAK kanë parë një vullnet nga ana e qytetarëve që të bëhet një ndryshim duke iu besuar atyre.
“KQZ-ja është organ politik, është e mirë që ka debat, por ka pasur diskutim që nuk është dashur të zhvillohet aty. Besoj se sulmet politike për një institucion të pavarur është shumë keq”, ka thënë Selimi. /RTKLive/























