Qorrolli: Kandidatura e Haradinajt është e pazakonshme
Analistja Besa Kabashi Ramaj tha se partitë të cilat kanë qeverisur më herët duhet të rikthejnë besimin e qytetarëve.
“AAK ka pasur një avancim programor, ka krijuar një program që por që në situatën e sotit nuk mjafton vetëm programi, duhet të fitohet besimi tek qytetarët sepse është humb me të gjithë ata që kanë qeverisur deri më tani”, tha ajo në RTK.
Sipas saj, siguria sipas programit është paraqitë si një formë klasike e mbrojtjes si ushtria, por nuk janë konsideruar që duhet të shihet me sulme të brendshme, kibernetike dhe urgjencat civile.
Analisti tjetër, Vigan Qorrolli tha se në këto zgjedhje AAK-ja hyn si qeveri në detyrë, pasi gjykata e shpalli si qeveri jo kushtetuese edhe AAK-ja ka përgjegjësinë e saj.
“Kandidatura e zotrit Haradinaj është diçka jo e zakonshme sepse ai ishte dy herë kryeministër dhe tani nuk kandidon për këtë pozitë. Gjithashtu edhe unioni i bashkimit me Shqipërinë e shoh si utopike dhe pse jo që nuk mundet të realizohet por momentumi nuk është tani”, tha ai. /RTKLive/























