19:44 / 13.02.2021
Ëndërronte rikthimin në Milano, Pato përfundon në MLS
Alexandre Pato që nga fund i sezonit të shkuar ishte pa një ekip dhe po kërkonte ende. Gjatë intervistave të tij ai shprehej se ëndërronte rikthimin te Milani, të paktën në Serie A.
Dëshira nuk qe e mundur të plotësohej pasi asnjë ekip nga elita e futbollit italian nuk i bëri ofertë dhe si pasojë brazilianit iu desh të shikonte ofertat e tjera.
Ai ka zgjedhur dhe do të jetë pjesë e Orlando Cityt në MLS, me të cilët ka firmosur kontratë për 1 vit dhe do provojë të ndihmojë ekipin të ngjitet sa më lart në renditje.























