Edhe Maqedonia e Veriut e pezullon futbollin për shkak të motit
BKT
Sport

Edhe Maqedonia e Veriut e pezullon futbollin për shkak të motit

Pas Shqipërisë, futbolli është pezulluar edhe në Maqedoninë e Veriut. Njëjtë si në vendin tonë, edhe në Maqedoni, shkak janë bërë kushtet atmosferike.

Në Maqedoninë e Veriut, ka pasur reshje të pandërprera dëborë, ku edhe temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta, duke bërë që federata të anulojë të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur këtë të diel, transmeton Panorama.

5 ndeshjet e planifikuara ditën e sotme do të zhvillohen javën e ardhshme, kur situata të jetë përmirësuar. Ndërkohë ditën e djeshme u zhvillua vetëm një ndeshje, ajo mes Akademija Pandev dhe Rabotniçki, e cila u mbyll me fitoren minimale të këtyre të fundit.