Nisma reagon pasi Exit Poll-et e vendosen larg nën pragun zgjedhor
Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të EXIT POLL-eve të cilat këtë parti e vendosin larg nën prag zgjedhor.
Me anë të një komunikate për media, Nisma ka thënë se Exit Pollet e tregojnë trendin mirëpo jo rezultatin, shkruan lajmi.net.
“Sipas raportimeve nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush”, thuhet në reagim.
Komunikata e plotë:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Sipas raportimeve nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
NISMA Socialdemokrate!.























