22:06 / 14.02.2021
Numërohen mbi 50 për qind të votave: VV 47.97%, PDK 18.46%, LDK 13.61%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 50.61 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.97 për qind ose 187.491 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.39 për qind ose 72.149, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.61 për qind ose 53.179 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.19 për qind ose 32 mijë votues, Lista Serbe 3.75 për qind ose 14.646, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind ose 10.167 votues.
Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:
https://youtu.be/g9hyr0WV_mQ























