Numërohen mbi 70 për qind të votave: VV 48.13%, PDK 17.65%, LDK 13.44%
BKT
Lajme

Numërohen mbi 70 për qind të votave: VV 48.13%, PDK 17.65%, LDK 13.44%

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.13 për qind ose 265.701 vota nga numërimi i 70.68 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.65 për qind ose 97.423, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.44 për qind ose 74.191 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.51 për qind ose 41.476 votues, Nisma Socialdemokrate 2.70 për qind ose 14.916 votues.


MË SHUME NGA Lajme