Murati: Zgjedhjet e djeshme ishin një shprehje e qartë e vullnetit
Kreu i LB-së, Valon Murati, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se zgjedhjet e djeshme ishin rezultat I shprehjes së qartë të vullnetit të qytetarëve për ndryshim.
Ai ka shkruar tutje se fituesit të zgjedhjeve përveç që I uron fitoren, e presin sfida të rënda siç është dialogu me Serbinë.
“Dhe ndër më të rëndat për të dhe Kosovën do të jenë bisedimet me Serbinë, ndonëse fituesit po deklarohen se ato nuk janë prioritet për Kosovën. Vazhdoj të kem bindjen e plotë se pa zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë edhe konsolidimin e brendshëm e lë më atë të jashtmin”, ka shkruar Murati.
Postimi i plotë i tij:
Zgjedhjet e djeshme ishin një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim. Fituesit të zgjedhjeve, LVV-së i uroj suksese duke shpresuar se vullnetin për ndryshime të qytetarëve ta kthejnë në punë të mira për vendin. Sigurisht një sërë sfidash e presin qeverinë e re. Dhe ndër më të rëndat për të dhe Kosovën do të jenë bisedimet me Serbinë, ndonëse fituesit po deklarohen se ato nuk janë prioritet për Kosovën. Vazhdoj të kem bindjen e plotë se pa zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë edhe konsolidimin e brendshëm e lë më atë të jashtmin. Andaj, qeveria e re shumë shpejt do ta kuptojë se dialogun e ka tek dera. Dhe nga qasja e saj dhe drejtimi që do t’i japin atij do të varet shumë edhe suksesi i saj në të ardhmen, përveç të tjerave.























