Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të për do të jenë Teuta Zeneli dhe Albina Ibrahimi bashkëautore të librit ”Tavolina ushqimore vegjetariane e ballkanit”
Kurse Florim Gallopeni udhëheqës i projektit SIAHDPC dhe Erza Haxhijakupi -bashkëpunëtore e projektit, flasin për Qendrën digjitale e praktikës shëndetësore ndërdisiplinore, e udhëhequr nga studentët.
Ndërsa Berat Rakovica nga “Marakli t`Biciklave”, flet për aktivitetin :FESTO ME BIÇIKLETË - KOSOVO 13”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























