Nagelsmann: Lajmi për transferimin e Upamecanos erdhi 20 minuta para lojes
BKT
Sport

Nagelsmann: Lajmi për transferimin e Upamecanos erdhi 20 minuta para lojes

Leipzig arriti sezonin e kaluar për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e Champions League.

Ekipi gjerman do të tentojë të përsërisë të njëjtën gjë dhe duhet të eliminojë Liverpool për t’u kualifikuar në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

 

“Unë dhe skuadra ishim të përqendruar te ndeshja dhe nuk i dhamë rëndësi lajmit që erdhi vetëm 20 minuta përpara se të fillonte takimi. Upamecano ka një klauzolë largimi dhe ai vendos rreth së ardhmes. Për gjërat e tjera pyesni ata që menduan se ishte një ide e mirë për të zyrtarizuar blerjen e tij 20 minuta përpara se të fillonte një ndeshje Bundesligë. Unë e kisha mendjen vetëm tek Augsburg” – tregoi ai.