20:02 / 15.02.2021
Mot i ftohtë edhe në dy ditët e ardhshme, temperatura deri në -16
Edhe në dy ditët në vijim pritet të mbaj mot i vranët dhe me temperatura të ulëta.
16.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe mbetet ftohtë. Në mëngjes shumë ftohtë. Temperaturat në vise të ulëta -11C deri 2C, e në vise malore -16C deri -1C.
17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt. Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 5C, e në vise malore -10C deri 3C.























