KQZ-ja fillon publikim e formularëve për subjektet politike dhe kandidatët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar publikim në web faqe të formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.
Publikimi i formularëve sipas zëdhënësit të KQZ-së ka për qëllim rritjen e transparencës për procesin zgjedhor të 14 shkurtit.
Më qëllim të rritje së transparencës KQZ ka filluar me publikimin e formularëve të partive politike dhe kanidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare.
Elezi, s’ka dhënë ndonjë datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare, pasi ka thënë se ato do të shpallen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post, si dhe përfudnimit të procedurave tjera në QNR.
“Rezultatet përfundimtare shpallen pas numërimit të votave të rregullta atyre me kusht dhe atyre me post. S’mund të themi ndonjë datë”, tha ai./EO























