Ambasadori Gashi bën homazhe tek Harku i Triumfit në Paris
BKT
Lajme

Ambasadori Gashi bën homazhe tek Harku i Triumfit në Paris

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë homazhe tek Harku i Triumfit në Paris.

Postimi i plotë i Gashit në "FACEBOOK"l

I lumtur që zhvillova homazhe tek Harku i Triumfit në Paris, për ta shënuar përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës. Rindezja e Flakës tek varri i ushtarit të panjohur ngjall gjithmonë plot emocione. Kjo flakë është rindezur çdo ditë që nga viti 1923 dhe aty zhvillohen ceremoni të rëndësishme shtetërore. Kisha kënaqësinë të shoqërohem nga atasheu i mbrojtjes nënkolonel Ali Krasniqi, si dhe stafi i Ambasadës e mysafirë të tjerë, përfshirë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Francë si dhe studentë. U përkulëm për t’i nderuar ata që u sakrifikuan për liri. Ata që e kanë mbrojtur si dhe ata që e mbrojnë lirinë në Kosovë, në Francë e kudo në botë. Qe moment për t’i shprehur mirënjohje atyre që i vunë themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. Vet ngjarja ka simbolikë të fortë për miqësinë ndërmjet dy shteteve tona.


MË SHUME NGA Lajme