18:21 / 16.02.2021
Fehmi Hoti emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës
Fehmi Hoti, është emëruar në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vet ai.
Kolonel Fehmi Hoti, para se të emërohet në këtë pozitë, ka qenë drejtor i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Hoti ka punuar po ashtu edhe në Departamentin e Krimeve të Rënda.























