Tomori i hapur për qëndrimin te Milani
BKT
Sport

Tomori i hapur për qëndrimin te Milani

Mbrojtësi Fikayo Tomori ka pranuar se është i hapur për qëndrimin te AC Milani.

Mbrojtësi u huazua te “Rossonerët” nga janari dhe ka bërë disa paraqitje në Seria A dhe në Kupën e Italisë, përcjellë lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen, Tomori pranoi se është i hapur për qëndrimin përfundimisht në “San Siro”.

“Nuk ka shumë për të menduar vërtetë. Sapo kalova te Milani ishte gjithçka për Milanin. Çfarë ndodh te Chelsea, ndodh te Chelsea”.

“Për momentin, jam duke menduar ndeshje pas ndeshje, javë pas javë dhe shpresoj që në fund të sezonit, kam Scudetto dhe mendoj se jam në skuadrën e Kombëtares së Anglisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, AC Milani ka opsionin e blerjes për 30 milionë euro në verën e ardhshme.