Fatmir Sejdiu: Rezultat befasues, por fitore e merituar e Vetëvendosjes
BKT
Lajme

Fatmir Sejdiu: Rezultat befasues, por fitore e merituar e Vetëvendosjes

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se procesi zgjedhor i 14 shkurtit ka treguar pjekuri të veprimit të institucioneve dhe qytetarëve pasi që zgjedhjet kanë shkuar mirë dhe ka pasur dalje masive.

“Rezultati është befasues, por meritor për nga vullneti i qytetarëve dhe dua ta uroj fituesin. Shpresoj që shpejt të krijohen institucionet. Është shenjë e mirë pasi që edhe vendet tjera e lakmojmë një proces të tillë demokratik”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, fitorja e VV-së është konstilacion kohe. “Edhe pjesa e organizimit dhe projektit të prezantuar dhe një imponim i vullnetit, ka ndikuar në këtë fitore. Është një shembull që duhet të përcillet edhe nga partitë tjera politike. Se si do të zbatohen premtimet e dhëna, është një problematikë në vete. Qytetarët janë vetëdijesuar dhe i mbajnë mend premtimet”, ka thënë tutje ish presidenti Sejdiu. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme