Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Monumenti “Newborn” me pamje të re, për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.

Mysafirë tjetër do të jetë Fatos Kabashi – artist. Ai flet për qëndisjen e flamurit të Kosovës me gurë.

Ndërsa Irfete Spahiu - gjenerale në FSK, flet për 13 vjet shtet.

Jusuf Buxhovi autor i librit, publicist, historian flet për Llibrin “Kosova - histori e shkurtër”

Besnik Rraci – koordinator, flet për ekspozitën “veprimtaria atdhetare e heroit të kombit sali çekaj”

Për aktivitetet për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, do të flas Xhemile Shabani Murati - drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport nga Ferizaj.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së


MË SHUME NGA Lajme