Pavarësia e Kosovës,ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë
BKT
Lajme

Pavarësia e Kosovës,ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në shënim të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mori pjesë në manifestimin qendror që u mbajt në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Hoti tha se përvjetorët janë momente të veçanta, për të kujtuar ata që sakrifikuan çdo gjë për realizimin e aspiratës shekullore për liri dhe pavarësi.


“Ditët si këto, na sjellin në vëmendje vlerat më të larta të atdhedashurisë, që jetojnë në përjetësi. Ndërkohë, në ditët si këto ne marrim fuqinë dhe përkushtohemi për borxhin që iu kemi fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë një vend të realizimit të ëndrrave të çdo të riu, çdo prindi e çdo gjyshi, çdo mësuesi, çdo artisti, çdo bujku dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

 


MË SHUME NGA Lajme