Hoxhaj publikon fotografi ambasadorë: Kënaqësi ta ndajmë festën me miqtë
BKT
Lajme

Hoxhaj publikon fotografi ambasadorë: Kënaqësi ta ndajmë festën me miqtë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja e festës së përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj ka publikuar fotografi ku shihet duke biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett.

Tutje, Hoxhaj ka publikuar fotografi edhe me ambasadorin japonez në Kosovë.

“Kënaqësi ta ndajmë Festën e Pavarësisë me miq e partnerë ndërkombëtarë. Kosova13”, ka shkruar Hoxhaj. 


MË SHUME NGA Lajme