14:46 / 18.02.2021
Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Elma Miftari, neuropsikologe klinike, e cila do të flasë se çfarë janë çrregullimet pervazive.
Ndërsa Isa Zeqiraj nga rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe Benjamin Ukshini, afarist, do të flasin për rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe investimet e diasporës në Kosovë.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë Kastriot Orana, kryetar i klubit të pingpongut “Priping”, do të na njoftojë për turneun në pingpong që do të mbahet në vikend.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























