Mijëra spanjollë kundër dyerve të reja në Katedralen 800-vjeçare

Mijëra spanjollë kundër dyerve të reja në Katedralen 800-vjeçare

Planet për të ndryshuar katedralen e Burgos në Spanjë me tre dyer të reja bronxi në 800-vjetorin e saj, kanë shkaktuar reagime të shumta.

Unesco, Organizata e Kombeve të Bashkuara, shumë arkitektë të njohur dhe mijëra spanjollë kërkuan anulimin e projektit 1.2 milionë eurosh.

Nga ana e tyre autoritetet lokale thanë se projekti i dizajnuar nga artisti Antonio Lopez, janë një vepër arti bashkëkohor dhe se dyert e tanishme prej druri janë të vjetra dhe nuk mund të riparohen.

Dyert tregojnë Atin, Virgjëreshën Mari dhe Jezusin si një fëmijë të vogël.

Megjithatë mbi 31 mijë persona kanë nënshkruar një peticion duke i konsideruar dyert e reja si të shëmtuara dhe duke shtuar se trashëgimia po shkatërrohet.

Katedralja u shpall Trashëgimi Botërore nga UNESCO më 31 tetor të vitit 1984 dhe është simbol i të krishterëve spanjollë.