Shkon në mbi 3 mijë numri i votave të refuzuara të ardhura nga diaspora
BKT
Lajme

Shkon në mbi 3 mijë numri i votave të refuzuara të ardhura nga diaspora

Mbi 3 mijë vota nga diaspora janë refuzuar deri tani nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve. 

Në raportin të cilin e ka parë lajmi.net, shihet se nga ky numër, janë 998 votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

Tutje,  janë 70 votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë. Janë gjithsej 421 votues të cilët janë të paidentifikueshëm. 190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente jo valide.

Ndërkaq 1 mijë e  336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar. Në total, janë gjithësej 3 mijë e 15 vota të refuzuara.

Ndërkaq, në total janë 7 mijë e 157 vota që janë aprovuar. 


MË SHUME NGA Lajme