14:46 / 19.02.2021
Benzema pritet t`i mungojë Realit për dy ndeshje
Karim Benzema është detyruar të ndalet, pas super formës që po kalonte në ndeshjet e fundit.
Sipas Zinedine Zidane, ai ka disa shqetësime, që e lënë jashtë për ndeshjen këtë vikend në La Liga dhe është në dyshim edhe për sfidën e Champions League me Atalantën.
“Ai ka disa shqetësime dhe s’do të jetë me ne në Valladolid. Do të shohim javën tjetër. Nga e diela, do të shohim se si do të jetë gjendja e tij”, u shpreh Zizu.























