12:45 / 20.02.2021
KB Bashkimi arrin marrëveshje me një lojtar të huaj
Skuadra e KB Bashkimit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me bashketbollistini, Obbina Oleka.
“Ai do të na ndihmojë në pjesën e mbetur të kampionatit për t’i arrirut objektivat tona”, shkroi mes tjerash në njoftimin e klubit.
Ai vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, me të cilën ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 8.8 kërcimeve në 19 ndeshje të zhvilluara.
Oleka gjithashtu ka karrierë edhe në skuadrat si KTE-Duna (Hungari), Gigantes de Jalisco (Meksikë), St. John’s Edge (Kanadë), Argention de Junin (Argjentinë) si dhe Enea Brindisi (Itali).
Bashkimi për momentin është në vendin e 5-të, ku ka 12 fitore dhe shtatë humbje.























