Kukësi – Partizani, kryefjala e ditës në elitën shqiptare
Pas tre fitoreve minimale 1-0 dje nga Bylis, Teuta dhe Laçi, kategoria superiore vjen me ndeshje interesante edhe sot.
Dita hapet në Korçë, ku me fillim nga ora 13:00, Skënderbeu pret kryesuesit e Vllaznisë.
Për të mbajtur largë kundërshtarët, Vllaznia është e detyruar të gjejë fitoren pasi ka arritur vetëm dy në pesë ndeshjet e fundit.
Skënderbeun në anën tjetër, një fitore do e largonte nga vendi i fundit pas shumë kohësh.
Ndeshja kryesore e ditës vjen në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 16:00, ku Kukësi pret Partizanin.
Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve në javën e fundit.
Partizani synon fitoren për t’u ngritur përsëri në vendin e dytë. Në anën tjetër, një fitore, do e afronte Kukësin me ndjekësit dhe do e shkëpuste tërësisht nga Tirana.























