Batatina thumbon ‘Profën’: Nuk e prisha serinë pozitive prej 8 vitesh!
BKT
Sport

Batatina thumbon ‘Profën’: Nuk e prisha serinë pozitive prej 8 vitesh!

Trajneri i Llapit, Tahit Batatina është shprehur i lumtur që skuadra e tij ka arkëtuar pikët e plota në duel me njërën prej skuadrave më cilësore në elitë.

Llapjanët shënuan fitore kundër Gjilanit në “Zahir Pajaziti”, me shifrat 3:1.

“Nga ndeshja e parë për kupë kemi treguar se Llapi në  pranverë do të jetë ndryshe. Kemi treguar që jemi skuadër kompakte. Nuk ka qenë e lehtë kjo ndeshje përballë një Gjilani që ka një superskuadër dhe që është me e shtrenjta në elitë në bazë të emrave që ka. E kemi dominuar në çdo aspekt Gjilanin në pjesën e parë dhe kemi mundur nëpërmjet Veliun të shënojmë golin e dytë dhe të jemi me të qetë. Në pjesën e dytë pësuam golin nga ndërprerja, ku gjuajtja e Prognit ishte e vështirë të mbrohej. Por, edhe pas golit skuadra reagoi mirë dhe arritëm tri pikë shumë të rëndësishme për motivin e lojtarëve. Ajo që është me rëndësi është se që 8 vite nuk e prisha serinë pozitive ndaj kolegut tim Bylbyl Sokoli”, ka theksuar Batatina, i cili ka pasur edhe një dedikim të veçantë për këtë fitore.

“Këtë fitore ia dedikoi vajzës sime Agnesës, e cila sot i mbush 20 vjet. Ndërsa lojtarëve një bravo e madhe për angazhimin. Llapi nuk është mësuar të luajë pa shikues dhe shpresoj sa më parë të kalojë kjo pandemi sepse ne luajmë për tifozë”, ka nënvizuar Batatina.