Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen presidentit

Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen presidentit

Në një thirrje të përbashkët, dy shtetet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit.

Kështu ka bërë të ditur, ambasadori gjerman, Jorn Rohde përmes një postimi në Twitter.

“Gjermania dhe Franca uron qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori Rohde.

“Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve”, u shpreh Rohde.

Rohde shtoi se do të mbështesin një agjendë ambicioze të reformave duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, shkruar Rohde në Twitter.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Aktuale