11:43 / 22.02.2021
Në Rijad u festua 13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë Saudite e festoi 13-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me aktivitete të përshtatura me gjendjen e këtushme pandemike.
Ambasadori Lulzim Mjeku ka marrë mesazhe urimi nga autoritetet e Arabisë Saudite dhe nga homologë nga trupi diplomatik në Rijad.
Ambasada u ka dërguar dhurata të përshtatshme autoriteteve saudite dhe disa vendeve në rajon.
Me rastin e festës madhore të shtetit të Kosovës, ambasadori Mjeku ka pritur në rezidencën e tij në Rijad disa mysafirë sauditë, shtetas të Kosovës me punë dhe qëndrim në Arabinë Saudite dhe përfaqësues nga Unioni i Studentëve të Kosovës në Rijad.























