Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë afaristët Hasan Dalipi dhe Valon Dalipi. Ata flasin për arti me kafe në Amerikë.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Fehmi Mehmeti - guvernator i BQK-së. Ai flet për vitin 2020 me rritje të remitencave nga diaspora dhe stabiliteti financiar gjatë pandemisë.
Ndërsa Hilmi Rakovica drejtor i Hortikulturës, flet për fillimin e rregullimit të parqeve në Prishtinë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























