Shala: Të nisin hetimet për votat e kontrabanduara të Listës Serbe
BKT
Lajme

Shala: Të nisin hetimet për votat e kontrabanduara të Listës Serbe

Në një lidhje direkte për “IMAZH”, Valmir Elez, zëdhënës i KQZ së, ka thënë se ka filluar procesi i rinumërimit të  494 vendvotimeve që sot u kontestuan nga KQZ-ja.

“Besojmë që brenda 5 ditëve do të përfundojë  numrimi i këtyre 494 vendvotimeve. Besojmë se deri në orët e vonëshme do të përfundojmë një pjesë të tyre për të filluar me procesin tjetër në mëngjes”, ka thënë Elezi për RTK-në.

Kurse, Behxhet Shala kryetar i KMDLNJ, ka cekur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetimet për disa vota të diasporës.

“Nuk e dimë ende nëse ka filluar hetimet për mijëra vota të kontrabanduara nga Serbia, nëpërmjet Listës Serbe me të cilati rrezikojnë përfaqësimin e komunitetit jo shumicë në Kosovë. Po ashtu para disa ditëve është formuar një listë jo serbe nga Adrijana Hoxhiq, ku në vendbanimet ku jetojnë boshnjakët nuk i fiton as 2 % të votive ndërkaq në vendbanimet ku jetojnë serbët fiton me qindra dhe mijëra vota”, ka thënë Shala. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme