Elezi: Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, janë rinumëruar 44 prej tyre

Elezi: Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, janë rinumëruar 44 prej tyre

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve. Deri tani, janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se deri tani janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494. Rinumërimi që ka filluar të hënën pasdite është duke vazhduar”, ka thënë ai.

Ndryshe sot në ora 15:00, në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbahet konferencë për t’u informuar lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.


MË SHUME NGA Aktuale