Dhjetë gjërat që duhet bërë në ditën e parë të punës

Dhjetë gjërat që duhet bërë në ditën e parë të punës

Përshtypja e parë nuk përfundon me intervistën e punës, ndikimin më të madh e ka dita e parë në atë punë.

Zakonisht kjo ditë është diçka që mbetet në kujtime gjatë gjithë jetës. Kjo është dita kur do t’ju duhet t’i njoftoni kolegët, të krijoni përshtypje të mirë, të krijoni vendin tuaj të punës, si dhe të mësoni për rregullat dhe kulturën e kompanisë. Akademi Pune, punë ju sjellë disa këshilla, se çfarë duhet të bëni për ta pasur një ditë të parë pune të suksesshme.

Pse është dita e parë e punës e rëndësishme?

Në ditën e parë do të mësoni shumë gjëra që do t’ju ndihmojnë të keni paraqitje të mirë në atë vend pune. Ajo është pikërisht dita ku do të shikoni vende të ndryshme të ndërtesës, zyrat dhe hapësirat e tjera, do të familjarizoheni përveç me vendet edhe me kolegët e punës dhe më e rëndësishmja është baza e gjithë të ardhmes tuaj në atë punë.

Veshja

Veshja është njëra ndër gjërat e para të dukshme që e krijojnë përshtypjen e parë. Ajo tregon që po i përmbaheni kodit të veshjes të asaj kompanie. Mund të vishni këmishë me kravatë nëse jeni burrë, ndërsa për gra këpucë të sheshta apo pak më të larta. Nëse të gjithë aty kanë veshje më të zakonshme, atëherë mund t’u përshtateni atyre në ditët në vijim. Gjithashtu, gjatë ditës mund ta largoni kravatën, nëse shihet që është më e përshtatshme.

Planifikoni udhëtimin

Kur ju duhet të udhëtoni me makinë apo transport publik në ditë e parë të punës, është mirë ta parashikoni edhe komunikacionin, sepse nuk do ta dini se si mund të jetë ai atë ditë. Kështu që, është mirë të shkoni atje 15 minuta më herët, kjo do t’ju jepte edhe kohë që të përgatiteni më shumë për atë ditë.

Bëni pyetje

Punonjësit e rinj kanë padyshim shumë gjëra për të mësuar, prandaj të bërit vazhdimisht pyetje do t’ju ndihmojë t’u shmangeni gabimeve të mundshme në të ardhmen. Për shembull, mund t’i pyesni cilat detyra duhet t’i keni prioritet, apo sa shpesh eprori juaj dëshiron të jetë i përditësuar. Të bërit pyetje tregon që jeni me të vërtetë i interesuar dhe dëshironi ta bëni më të mirën në atë pozitë.

Jini të shoqërueshëm

Buzëqeshni, jini të gatshëm ta prezantoni veten tek sa më shumë kolegë që mundeni! Filloni biseda kur të keni mundësi gjatë pushimeve! Kjo i bën kolegët t’ju konsiderojnë si pjesë të ekipit, po ashtu, kjo do t’ju duhet sepse nëse krijoni shoqëri në punë do t’ju ndihmojë në karrierë.