Koeman: Ne mund të luftojmë për La Liga-n
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Elchen.
Skuadra blaugranase do përballet me Elchen, në kuadër të La Liga-s, derisa trajneri mendon se mund të garojnë për titull, përcjellë lajmi.net.
Pavarësisht formës jo të mirë, Koeman mendon se Barcelona do jetë në garë për titull.
“Ne mund të luftojmë për ligën. Dy ndeshjet e radhës janë të rëndësishme. E dimë që kemi ndeshjen kthyese në Kupën e Mbretit, ne mund të garojmë në dy garat”.
“Presidenti i ri do vendos për të ardhmen e trajnerit dhe klubit. Duhet të presim deri me 8 mars”.
“Rezultati kundër PSG-së na dëmtoi, por ne duhet të ngrihemi dhe të japim gjithë energjinë që të përmirësohemi”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, Koeman tha se presidenti i ri do vendos për transferimin e Kylian Mbappes ose Erling Haaland, që së fundmi janë të lidhur me kalimin në “Camp Nou”.
“Haaland ose Mbappe? Kjo varet nga presidenti i ri. Duhet të fokusohemi. Ndeshjet e rëndësishme janë duke ardhur”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Elches zhvillohet të mërkurën.























