15:43 / 23.02.2021
Liga e Kampionëve nuk është prioritet për Tuchel
Pasi luajti në finalen e sezonit të kaluar me Paris Saint-Germainin, është e pritshme që Thomas Tuchel të japë maksimumin në garën kryesore evropiane këtë edicion me skuadrën e tij të re, Chelsea.
Prandaj nuk kanë qenë të parapritura pyetjet lidhur me përpjekjet që do t’i bëjnë Blutë, të cilët sonte (e martë) zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Atletico Madridit, transmeton Telegrafi.
“Është gjë e bukur dhe shumë entuziazmuese të luash në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në fazat e eliminimit direkt, por nuk ka preferencë”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp.
Chelsea e fitoi për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 dhe që atëherë nuk ka mundur më ta fitojë.























