Challandes: Të shkarkosh një trajner, kushton para

Challandes: Të shkarkosh një trajner, kushton para

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka vlerësuar lartë edicionin e sivjetmë të futbollit në Zvicër.

Sipas 69-vjeçarit, Lugano është befasia më e madhe e vitit.

“Bianconerët po bëjnë një punë shumë të mirë. Një ekip me karakter dhe me identitet shumë specific. Kjo falë punës së trajnerit Jacobacci dhe qetësisë që klubi ka gjetur kohëve të fundit” deklaroi Challandes për RSI, transmeton Indeksonline.

Nga klubet elitare në Zvicër, vetëm Cyrihu ka ndërruar trajnerin këtë edicion. Massimo Rizzo erdhi në vend të Ludo Magnin.

Challandes mendon që një arsye shtesë për lëvizjet e pakta në stol është pëndemia.

“Të shkarkosh një trajner kushton para, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Padyshim që pandemia luan rol të rëndësishëm në arkat e klubeve. Trajnerët po punojnë mirë dhe për këtë arsye nuk ka motivim sportive për të ndryshuar” përfundoi Challandes.