Ramosaj: Të shpresojmë se Kurti e ka mësuar mësimin nga qeverisja e kaluar

Ramosaj: Të shpresojmë se Kurti e ka mësuar mësimin nga qeverisja e kaluar

Profesori i njohur dhe ish politikani, Berim Ramosaj, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë fituar zgjedhjet në emër të ndryshimit.

“Por unë nuk mendoj se vetëm ndryshimi ka qenë faktori kyç për t’i fituar zgjedhjet. Këtu hyn edhe keqqeverisja e qeverive të kaluara. Nuk e kam fjalën vetëm për qeverinë e fundit”, ka thënë Ramosaj.

Më tej Ramosaj i ka përmendur disa dështime që kanë bërë që Kurti të fitoi gati 50 për qind të votave.

“Sidomos dështimi për votimit të një ligjit për rimkëmbje, humbja e vendeve të punës, menaxhimi i pandemisë, mund të jetë faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor”, ka thënë ai.

Ai tutje ka folur edhe për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett lidhur me qeverisjen e ardhshme.

“Ambasadori Kosnett ka dhënë një ofertë motivuese për këtë qeveri, duke e konsideruar si fëmijë dhe duke ua pranuar vizionin. Kushtet për qeverisje janë të jashtëzakonshme. Në qoftë se kjo qeveri e bën vetëm diferencën më qeveritë e kaluar, mund të mbijetojë. Këtu hyn edhe koncepti ‘nuk e di a e ka mësuar mësimin mirë Kurti nga qeveria e kaluar’”, ka thënë Ramosaj. /RTKLive/


MË SHUME NGA Aktuale