22:01 / 23.02.2021
Portieri maqedonas transferohet nga Trepça ’89
Darko Tofiloski është transferimi i fundit i klubit nga Mitrovica, Trepça ’89.
Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për marrëveshjen.
"Darko Tofiloski i u bashkohet “Minatorëve”
Portjeri Maqedonas Darko Tofiloski është zyrtarisht futbollist i KF Trepçës’89.
Tofiloski ka pasur një karier mjaftë të pasur ku ka luajtur në superligën e Maqedonisë së Veriut, ligën e parë të Zvicrës, superligën e Sllovakisë ku ka luajtur me disa ekipe të ndryshme, superligën e Armenisë dhe së fundi ishte pjesë e FC Dritës.
Welcome Darko Tofiloski", ka shkruar klubi mitrovicas.























