Filmi shqiptar korr sukses në Toronto

Filmi shqiptar korr sukses në Toronto

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani fiton një tjetër çmim, në “Toronto International Women Film Festival”. Në të vërtetë juria e këtij festivali ka vlerësuar skenarin e këtij produksioni, të cilin e ka bërë Linda Fejzaj.

Ky film është mbështetur në romanin e Fatos Kongolit, që mban të njëjtin titull që ka ruajtur edhe regjisori e producenti Spartak Pecani. Me skenarin e Linda Fejzaj, në radhët e aktorëve që interpretojnë në këtë film janë  Robert Ndrenika e Margarita Xhepa.

Vetë produksioni është prodhim i shtëpisë kinematografike “Eclipse SA Film.

 “Toronto International Women Film Festival” është festivali i katërt që filmi merr pjesë, dhe deri tani tre çmime të marra, dy në të cilët vlerësohet si skenari më i mirë./a2