Mediu: PR nuk i ka kërkuar asgjë PD-së
BKT
Lajme

Mediu: PR nuk i ka kërkuar asgjë PD-së

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim me Këshillin Politik të PR-së, diskutoi propozimet drejtuar PD-së për mënyrën se si do të regjistrohet koalicioni.

Sipas Mediut, e rëndësishme është që koalicioni të përfshijë logot e të gjitha partive, ndërkohë që ka theksuar se PR nuk i ka kërkuar asgjë PD-së, përveç vlerësimit të peshës elektorale.

"Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet. Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral, dhe po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sot, sidomos problemi i pandemisë dhe zgjidhjen sa më shpejtë të saj, e cila duhet të jetë si platformë, një platformë që orienton programi, qëllimet tona të përbashkëta",theksoi Mediu, njofton oranews.

"Dua ta ritheksoj; Partia Republikane nuk i ka kërkuar asnjë gjë Partisë Demokratike, por ka kërkuar vlerësimin e peshës elektorale të Partisë Republikane dhe kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetërs parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në cdo qendër votimi të Partisë Republikane", deklaroi Mediu.


MË SHUME NGA Lajme