Hykmete Bajrami jep dorëheqje
BKT
Lajme

Hykmete Bajrami jep dorëheqje

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar dorëheqjen e saj nga posti i ministres së Financave.

Bajrami ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres për arsye personale.

“Unë kam dhënë sot dorëheqje nga posti i ministres së financave por vazhdoj të jem pjesë dhe të ushtroj funksionet e mia brenda LDK-së” ka thënë ajo.

Kujtojmë se Bajrami ka qenë në krye të kësaj ministrie  qysh pas zgjedhjeve të vitit 2019.


MË SHUME NGA Lajme