Bieber përplaset me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut
Drejtor i Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, ka reaguar lidhur me hartën që është shfaqur prapa shpinës së Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me Kosovën brenda territorit të Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Bieber se kjo është një gafë e madhe.
“Po, të kesh një hartë të tillë në zyrën tënde me një përshkrim të tillë të punës është një gafë madhore”, ka shkruar Bieber në Twitter.
Ndërsa, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një replikë në rrjetin social Twitter ka thënë se pretendimi që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Miroslav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë. Stano ka thënë se harta zyrtare e BE-së është në linjë me pozicionin neutral të BE-së për Kosovën.























