Lutfi Haziri në RTK s`e mohon që do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri në RTK s`e mohon që do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri sonte në emisionin “Debat” të RTK-së tërthorazi e ka pranuar se ai është njëri nga kandidatët për kryetar të ri të LDK-së.

“Jam duke u konsultuar me kolegë, nuk po bëj fushatë për kryetar. Duhet t’ia bëjmë punën dhe angazhimin në mënyrë që Kuvendi i 14 marsit të del i suksesshëm. Kushdo që del kryetar unë do të mbështes fuqishëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk është oportunist politik. “Nuk jam as lakmiqar e as egoist. Mendoj që ekip i madh i LDK-së është ai që është në Kuvend. Dhe Kuvendi e zgjedh kryetarin. Deri atëherë, kryetari i degës së Prizrenit, Anton Quni e ka paraqitur qëllimin e vet që të kandidojë dhe tjerë emra nuk ka që kanë kandiduar ende”, ka theksuar Haziri.

Ai ka shtuar se është fakt që Anamorava e ka një interesim për ta pasur kryetarin e LDK-së.

“Është fakt që Anamorave ka një interesim që duhet ta kemi një kandidaturë për shkak të rolit historik që e ka Gjilani. Rikthimi i madh i LDK-së ndodh edhe më mua, edhe me Lumirin edhe me Kujtimin. Nuk i frikësohem sfidave, por unë jam i realizuar politikisht”, ka thënë Haziri.

Ai tha se mandati i kryetarit të ri është dyvjeçar, pasi kaq është ky mandat, para se të shkohet në kuvend të rregullt për mandat katërvjeçar.


MË SHUME NGA Aktuale