Helmimet masive të nxënësve, e helmuara rrëfen për tmerrin që për përjetoi

Helmimet masive të nxënësve, e helmuara rrëfen për tmerrin që për përjetoi

Në pranverën e vitit 1989, Melihate Behramaj kujtoi ditët e para të helmimit, kaosin në shkollën ku ajo mbante mësimin në Klinë dhe përshkruan gjendjen e rëndë nëpër të cilën kishte kaluar 9 vjet që nga koha kur është helmuar.

Përmes një dokumentari që po transmetohet në televizionin publik, Melihate Behramaj, ka rrëfyer për ditën e helmimit, në shkollën ku ajo mbante mësimin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Gjithashtu, ajo tregoi se helmi kishte lënë pasoja të gjata në shëndetin e saj.

“Kemi mbijetu me ato kriza. Unë e kam pas shumë rëndë, sepse tek unë helmimi ka zgjatë shumë, dëmtimi që më është bërë në organizëm. Ditën kur unë i kisha ato kriza, vjellsha deri në 20 herë në ditë. Kisha shtërngime të forta, dhimbje shumë të forta dhe është dashur të ndërhyjnë familjarët e mi, që nga dhimbja e madhe të mos i bie murit me kokë”,  ka thënë Behramaj.

Shkolla ku ajo vijonte mësimin, thuhej se ishte vendi i parë që u hudh helmi, si formë testimi, në vitin 1989. Një vit më vonë, u shpërnda në të gjitha shkollat e Kosovës ku vijonin mësimin shqiptarët.

“I kam pas 8-9 vite shumë të rënda pas helmimit. Kam bërë cdo inzicim të kokës e cdo analizë dhe asnjëherë nuk është gjetur diagnozë për problemin tim shëndetësor. Gjithmonë është konstatuar se vetëm për shkak të helmimit i kisha ato problem.”, ka rrëfyer ajo në RTK.

Helmimit masiv të nxënësve në Kosovë i parapriu rrënimi i autonomisë së Kosovës që nisi në vitin 1989 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 1990.

Video e dokumentarit: 

Autor: Morena Kokollari Mulliqi RTK