Osmani: Kufijtë e Kosovës janë shënjuar me humbjen e mijëra të pafajshmëve

Osmani: Kufijtë e Kosovës janë shënjuar me humbjen e mijëra të pafajshmëve

Ushtruesja e detyrës së presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj emisarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, që shkaktoi polemika me një hartë në zyrë, e në të cilën Kosova dukej brenda territorit të Serbisë.

Duke e sqaruar këtë hartë, Lajçaku u shpreh se ajo është zyrtare e BE-së. Megjithatë, në ato fotografi kufiri Kosovë – Serbi nuk ishte i shënjuar me vijë të njëjtë sikur vijat tjera kufitare.

“Republika e Kosovës është dhe gjithmonë do të jetë e pavarur, e pandashme dhe sovrane. Kufijtë tanë janë shënjuar me humbjen e mijëra fëmijëve, grave e burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocidal i Serbisë. S’mund të ketë neutralitet mbi këtë të vërtetë”, ka shkruar ajo në Twitter.


MË SHUME NGA Aktuale